Koronavirusi në Greqi dhe Maqedoninë e Veriut/ Ja bilanci tragjik

0

Greqia vijon të shënojë bilanc negativ sa i takon situatës së koronavirusit në vend.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 3229 raste të reja dhe 70 viktima, duke e çuar në 273.459 numrin e përgjithshëm të të prekurve dhe në mbi 8300 atë të viktimave që nga fillimi i pandemisë.

Nga ana tjetër në 24 orët e fundit, Maqedonia e Veriut ka regjistruar 1320 infeksione të reja nga 4174 testime të kryera.

Vatra më e nxehtë mbetet Shkupi me 580 raste të reja, e ndjekur nga Manastiri me 113. Bilanci flet gjithashtu për 50 viktima, me një total prej 3860 fatalitetesh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu