Shtrëngimi i masave anti-Covid / Pritet karantinimi në Kosovë

0

Kosova pritet të marrë vendimin për të shtrënguar masat anti-Covid-19 me qëllim parandalimin dhe përhapjen e koronavirusit.

Ditën e martë Kosova pritet të futet në izolim të plotë, i cili do të zgjasë për 12 ditë rresht. Lajmi është konfirmuar nga Petrit Kllokoqi, kryetar i Shoqatës së Gastronomëve, pas takimit që pati me ministrin e Shëndetësisë së Kosovës Arben Vitia.

“Në mbledhjen që kemi zhvilluar sot me ministrin Vitia është diskutuar për mbylljen e vendit për 12 ditë, nga e marta, duke filluar nga shkollat, bizneset e gastronomisë, etj”, ka thënë ai.

Petrit Kllokoqi ka pohuar se vendimi pritet të merret sot ose ditën e nesërme, shkruajnë mediet ne Kosovë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu