Krasniqi i përlotur:”Po më bëhet padrejtësi. S’jam katolik e mysliman, por shqiptar”

0

Ish-kreu Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, është përlotur ndërkohë që foli përpara trupit gjykues për aktakuzat e ngrituara ndaj ish-ushtarëve të UÇK-së.
Mes të tjerash ai tha se janë përpjekur t’i ndajnë në katolikë dhe myslimanë, por siç thotë ai kjo është fyese për të dhe popullin e tij.
Specialja i ka akuzuar krerët e UÇK-së si për krime lufte dhe ndërmarrje kriminale, çka Krasniqi e ka mohuar duke e cilësuar këtë aktakuzë si të thurur në Beograd, pasi UÇK-ja kishte vetëm veprimtari çlirimtare.
Ish-kryeparlamentari përmendi po ashtu se kurrë në jetën e tij nuk ka trajtuar keq njerëz, siç e trajtuan atë nga godina e burgut sot për në sallën e gjyqit.
“Unë dua të them dy tre çështje dhe do të përpiqej që t’i them shkurt. Së pari, dua të hem këtu se unë jam arrestuar me 4 nëntor 2020. Në aktakuzë po na quani ndërmarrje kriminale të përbashkët. Dua të deklaroj sot se kurrë ne jetën time në asnjë rast të vetëm nuk i kam trajtuar njerëzit as keq siç më tauajtut mua nga ndërtesa e burgut në këtë ndërtesë. Kurrë në jetën time s’kam trajtuar në këtë mënyrë. S’ka qenë qëllimi im.
Prandaj e ndjej veten më shumë se mirë. Dhe kurrë nuk do të dëshiroja të jem në petkun njerëzve që kanë shpirt krimineli. Unë jam intelektual dhe njeri qe e kam luftuar politikisht Serbinë. Në aktakuzë përpiqeni ti ndani shqiptarë në katolik dhe myslimanë. Unë jam shqiptar, kjo për mua është fyese, edhe për vendi tim. Cilësimi i prokurorit të Dhomave të Specializuara se jemi ndërmarrje kriminale e përbashkët, për mua dhe shokët e mi është e ulët.
Jemi ndërmarrje e përbashkët çlirimtare. Ndërsa ndërmarrje e përbashkët kriminale janë jo vetëm në Serbi ishte dhe është këmbë e krye koka e saj në Beograd.Besoj dhe besoj shumë që këtë e dinë secili qytetar i arsimuar që së paku është mbi 320 vjeçar dhe jeton në vendet e demokracive perëndimore aty ku janë rritur dhe edukuar me vlerat e kësaj bote. Unë sot s’dua të zgjatem më shumë por dua tu them që kam qenë i dënuar nga regjimet kriminale të Jugosllavisë 81-82 dhe ata më kanë pasur dënuar pse kam lexuar libra dhe pse e kam kundërshtuar atë regjim.
Por besoni se më shumë të drejtë kanë pasur ata atje sesa sot që gjendem këtu. Për mua është bërë një padrejtësi e madhe. Populli ynë thotë njeriu është më i fortë se guri. Unë dhe popullim im kemi mbajtur shumë padrejtësi dhe nuk kemi pasur nevojë për këtë padrejtësi. Në seancat e tjera do të them edhe më shumë. S’do ta ndija veten mirë të isha në shërbim të politikave të krimit të Serbisë për të cilat edhe prokurori serb këto ditë tha që pasi është ngritur aktakuza unë mendoj se adresa e qartë e kësaj maskarade është në Beograd”, tha Krasniqi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu