Kreu marrdhënie me dhunë me një të mitur 6-vjeçe, në vitin 2015, arrestohet 65-vjeçari në Elbasan

0

Një rast i rëndë abuzimi seksual është zbuluar sot në Elbasan, teksa një 65-vjeçar është arrestuar nën akuzë për përdhunimi ne një të miture.

Mësohet se 65-vjeçari është arrestuar pas denoncimit të një 14-vjeçareje, e cila e akuzon se në vitin 2015, ai ka kryer marrëdhnëie seksuale me të, në shtëpinë e gjyshërve të saj. E mitura ka denoncuar abuzimin në prani të nënës dhe psikologut.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan vunë në pranga shtetasin , 65 vjeç, banues në Elbasan, pasi rreth orës 10:00, të datës 20.08.2023, janë paraqitur në ambientet e Komisariatit, një 14-vjeçare dhe nëna e saj, të cilat kanë kallëzuar se në vitin 2015, shtetasi, ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me të miturën, në shtëpinë e gjyshërve të saj. Veprimet procedurale me të miturën janë kryer në prani të nënës së saj, psikologës dhe avokatit. Vijojnë hetimet në drejtimin e Prokurorisë, për të verifikuar këtë kallëzim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu