Krim brenda familjes, vriten me armë zjarri dy motra nga i dashuri i njërës prej tyre

0

Dy motra janë vrarë me armë zjarri këtë të enjte në zonën e Astirit në Tiranë.

Burime bëjnë me dije se autori i kësaj ngjarje është i dashuri i një prej motrave. Në fillim ngjarja u raportua si plagosje, por pas mbërritjes së policisë në banese janë gjetur dy gra të pajeta.

Zbardhen emrat e 2 motrave që u vranë nga shqiptari i Maqedonisë ditën e sotme në zonën e Astirit. Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani janë viktimat e këtij krimit makabër, rreth 40 vjeç. Autori Përparim Ademi 59 vjeç nga Maqedonia është shpallur në kërkim.

Policia e Shtetit ka dhënë informacionin zyrtar mbi krimin e rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë, ku kanë mbetur të vdekura dy gra.

“Më datë 31.12.2020, rreth orës 10:30, në Astir, shtetasi P. A., 59 vjeç, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, ka qëlluar me armë zjarri bashkëjetuesen e tij dhe motrën e saj, ende të paidentifikuara, të cilat si pasojë e plagëve të marra kanë ndërruar jetë.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, të cilat kanë rrethuar zonën, me qëllim kapjen e autorit. Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore dhe vijon puna nga grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu