Kush paguhet më shumë në Shqipëri/ Të dhëna nga INSTAT

0

Personat që ndodhen pranë moshës së pensionit për shkak të eksperiencës, vjetërsisë së tyre në punë paguhen më mirë se punëtorët e grupmoshave të tjera.
Sipas INSTAT, të ardhurat mesatare nga puna sipas grupmoshës për të punësuarit mbi 60 vjeç janë rreth 330 lekë për orë pune, duke i bërë ata me nivelin më të lartë të pagesës për orë punë në raport me grupmoshat e tjera. Siç shihet nga të dhënat, pagat më të ulëta i marrin të rinjtë, më pak se 30 vjeç. Pagesa te kjo kategori është mesatarisht 261 lekë për orë. Pagesat më të ulëta për të rinjtë lidhen me mungesën e përvojës. Shpesh të rinjtë shqiptare punojnë në profesione që nuk kanë lidhje me arsimin. Gjithashtu në Shqipëri ende një numër i lartë të rinjsh as nuk punojnë dhe as nuk studiojnë.
Ndërsa 60-vjeçarët e sotshëm që janë arsimuar para viteve 1990 janë të profilizuar drejt zanateve dhe profesioneve dhe janë më të integruar në tregun e punës.
Hendeku gjinor mbi të ardhurat mesatare për orë pune është më i lartë për të punësuarit me pagë të grup-moshës 40-49 vjeç, rreth 11,4 %. Për këta të punësuar hendeku gjinor i të ardhurave mesatare orare është më i lartë në aktivitetin e industrisë nxjerrëse, me rreth 36,5 % dhe më i ulët në aktivitetin e furnizimit me ujë, aktiviteteve të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave e mbetjeve, me rreth -25,9%.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu