Emigrantët shqiptarë nuk kanë nguruar as ditën e sotme, të fundit të këtij viti, të rikthehen dhe të festojnë festën në atdhe.
Brenda 24 orëve të fundit vetëm nga pika kufitare e Kapshticës kanë hyrë në vend 498 shtetas dhe 160 mjete, ndërkohë që në Qafë-Thanë kanë hyrë 2129 shtetas dhe kanë dalë 1871 shtetas. Deri tani nuk paraqiten probleme dhe lëvizja vijon e qetë.