Krim makabër/ 9-vjeçarja vritet me thikë në mes të ditës, lihet e vdekur në rrugë (VIDEO)

0

Një krim i rëndë ka ndodhur në Britaninë e Madhe, ku një 9-vjeçare ka humbur jetën pasi është sulmuar me thikë.

Ngjarja ndodhi në Boston, Lincolnshire, kur vajza u gjet e pajetë në rrugë me disa plagë të thella të shkaktuara me thikë. Autoritetet shkuan në vendngjarje pasi u lajmëruan nga disa kalimtarë, ndërsa në mes të një rrugice ndodhej një objekt i madh i mbuluar, i shënuar me tabela të vogla të verdha dhe të mbrojtura nga oficerët e policisë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në një pjesë komerciale të Bostonit me shumë pak prona banimi aty pranë, raporton Sky. Tragjedia pason një fundjavë gjakderdhjeje në Londër ku tre persona humbën jetën në më pak se 24 orë dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë.

Javën e kaluar forcat e policisë në Angli dhe Uells zbuluan se kishin regjistruar numrin më të madh të veprave penale në 20 vjet, të nxitura nga një rritje e mprehtë e mashtrimeve, përdhunimeve dhe sulmeve të dhunshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu