Kroacia i dhuron Shqipërisë 20.000 doza vaksinash AstraZeneca

0

20.000 doza vaksinash AstraZeneca kanë mbërritur ditën e sotme në Aeroportin “Nënë Tereza”.

Lajmi është bërë me dije nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila shkruan se vaksinat u dhuruan nga qeveria kroate.

“20.000 doza vaksine AstraZeneca sapo kanë mbërritur në Shqipëri, falë mbështetjes së qeverisë kroate. Me 1,699,410 vaksina antiCOVID që kanë mbërritur deri tani dhe sasi të tjera që do të vijnë, jemi të vendosur të çojmë përpara planin kombëtar të vaksinimit anticovid”, shkruan Manastirliu.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu