Kryemadhi takim me naftëtarët në Fier: Qeveria s’ka strategji dhe investime

0

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zhvilluar takim në naftëtarët e Fierit.

Kryemadhi u shpreh se deri më tani nuk është bërë asnjë strategji për përpunimin e naftës, pavarësisht se ka punëtorë të specializuar.

“Ka me qindra inxhinierë të mirë që largohen. Ne mendojmë që çështjes së industrisë së naftës duhet t’i japim vëmendje tjetër jo vetëm politike por edhe ekonomikisht. Gjithë qyteti i Fierit jeton me industrinë e naftës. Sot ne nuk përpunojmë për shkak të mbylljes së rafinerisë së Ballshit, apo për shkak të mbylljes fragmentare edhe të rafinerisë së Fierit deri diku.

“A e dini sa fuçi naftë prodhon Shqipëria në ditë? Prodhon 22 mijë fuçi naftë. Është vendi 78 në botë për prodhim nafte dhe i 48 në botë për rezervat e naftës. A e dini sa fuçi naftë prodhon Maqedonia? 240 fuçi naftë dhe është vendi i 132 në botë. Sa është çmimi i naftës në Shqipëri? 1 mijë e 600 lekë ose 1.6 dollarë. Sa është çmimi i naftës në Maqedoni? 0.9 dollarë.

Shteti duhet të jetë edhe fitimprurës, por duhet të ketë edhe përgjegjësi ndaj qytetarëve të vet. Nëse ne do të zhdukim rafineritë e naftës që mund të jenë problematike, atëherë i bie që të zhdukësh treçerekun e popullsisë sepse pjesa më e madhe aty kanë punuar”, tha Kryemadhi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu