Kryeministri Rama ironizon opozitën: Krutanët nuk luajnë me kukulla

0

 

Opozita ishte në qendër të vëmendjes së kryeministrit Rama, gjatë vizitës në Fushë Krujë. Duke ironizuar programin e Partisë Demokratike, kreu i qeverisë u kërkoi votën banorëve për të vijuar projektet e nisura.

“Djathtas me Lulin? Po pse kanë kohë akoma burrat e Krujës të luajnë me kukulla, me kukulla që i kurdis Ilir Meta bashkë me Saliun.

Program që i thotë secilit, ti vetëm ma jep dhe do ta bëj jetën fushë me lule. Iu thotë të gjithëve, ma jep atë dreq, atë shenjtan vote dhe pastaj unë do bëj për ty ça të duash ti. Keni parë ju të djathtë si kjo, me qepë. Për qepë keni Gon Dukën, me raki, rakinë e sjell Dash Shehu, me tapë, Ed Paloka. Tap komplet, i vë tapën, por është vetë tap. O zot, o zot!”, deklaroi Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu