Ksamil, gjendet pa shenja jete një turiste hungareze

0

Një turiste hungareze është gjetur pa shenja jete në Ksamil këtë të martë.

Mësohet se viktima është Sindelyne Erzsebet, 66-vjeç. Trupi i  të moshuarës është transportuar i vdekur në spital.

Ndërsa uniformat blu bëjnë me dije se dyshohet që  hungarezja të ketë ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Njoftimi i policisë

Sarandë/Informacion paraprak

Sot, në Ksamil, është gjetur pa shenja jete, në dhomën e hotelit ku qëndronte, shtetasja hungareze S. E., 66 vjeçe, e cila dyshohet se ka ndërruar jetë, për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu