Ku do ta mbylli Edi Rama fushatën për zgjedhjet e 25 prillit

0

Fushata e Partisë Socialiste për zgjedhjet e 25 prillit do të mbyllet në dy qarqe njëherësh, dy ditë para zgjedhjeve.

Te Partia Socialiste kanë vendosur që kryetari dhe njëherësh kryeministri Rama ta mbyllë fushatën në datë 23 prill, në dy qarqet ku ai kandidon dhe vetë për deputet.Në datë 21 prill Rama do të jetë në Fier dhe më pas në datë 22 prill në Tiranë.

Ndërkohë dy ditë para zgjadhjeve, më datë 23 prill Edi Rama do të mbyllë fushatën në dy qarqe njëri pas tjetrit, fillimisht në Durrës dhe pastaj në Vlorë. Në të dy këto qarqe kryesocialisti renditet i teti në listë.

Burimi : NewsBomb

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu