Si ta zbulosh patronazhistin tënd vetëm me një klikim. Databazi i PS-së përfundon ‘online’

0

Një ‘web’ me emrin  ‘Patronazhisti im’ është hapur online duke mos lodhur më qytetarët për të gjetur se kush ia ka marrë të dhënat për t’i future ato më pas në database-in e Partisë Socialiste.

Krijuesi i ‘webit’ nuk i ka kursyer as ironitë ndaj qeverisë duke shkruar poshtë se të drejtat e autorit i takojnë ‘Komitetit Qëndror’.

Ndërkohë kujtojmë se pak ditë më parë në media u bë publike se Partia Socialiste zotëron një database me të dhënat e 910 mijë qytetarëve të Tiranës.

Në këtë database ndodhet çdo e dhënë e qytetarëve, emër, mbiemër, numër telefoni, numri i ID-së, numri i qendrës së votimit, vendi i punës dhe sigurisht patronazhisti, i cili krijon idenë se sa vota do të fitojë partia e tij për zgjedhje.

Zbulo dhe ti patronazhistin tënd këtu.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu