Flet Andi Bushati pasi u mor në pyetje nga SPAK

0

Deri tani nuk jemi në kushtet kur SPAK po heton një krim zgjedhor, padyshim që ato janë të dhëna që do të përdoren në fushatë, ku njerëzit ndahen në grupime, kuptohet qartë se janë për zgjedhjet e 25 Prillit.

Më thoni një gazetar tjetër që nuk do të kishte vepruar kështu si ne, kemi rënë në kontakt me databasen një javë përpara se të publikonim lajmin.

Nuk kam besim që prokuroria do të zbardhë këtë ngjarje, pasi kur krimi shkon shumë lart rrallë ndodh që krimi të zbulohet.

Ishte një seancë e shkurtër, ku më shumë u pyetëm mbi mënyrën sesi kishim rënë në kontakt me databasen.

Të mos bëj koment për këtë, ne e kemi nxjerrë pa e ditur se do të hetoheshim nga kjo prokurore.

Jo nuk besoj se ka derimë tani persona të tjerë që janë thirrur, pashë sot një shkrim shumë interesant të kolegut tim dhe tuajin Flamur vezaj, që të dhënat e tij janë dekonspiruar vetëm për shkak të kontaktit që ai ka pasur me e-albania.

Ne nuk e dorëzuam provën për shkak se kjo ishte kontrata jonë me burimin, nëse ne e dorëzojmë provën, kjo rrezikon burimin tonë.

E vetmja gjë që ka ndërmarrë prokuroria është një urdhër për mosprishjen e provës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu