Kulla e Sahatit, Elbasan. Historia

0

Kulla e Sahatit Elbasan është një monument i trashëgimisë kulturore në Elbasan, në qarkun e Elbasanit, Shqipëri. Ky monument është i miratuarmonument kulture i kategorisë I nga Rektorati i Universitetit Shtetëror me numër “6 më 15.01.1963” dhe Ministria e Arsimit dhe e Kulturës me numër “1886 më 10.06.1973”.

Fortifikimi përfshin majën më të lartë të një kreshte shkëmbore që kurorëzohet nga një rrafshi ngushtë me drejtim veri-jug. në të dallohen dy periudha, më e vona e të cilave i takon Shekullit IV-VI. Nga muri rrethues i periudhës së parë ruhen gjurmë në anën veriore ku ai mbyll shtegun gjatë kreshtës. Kulla e Gracenit i takon grupit të fortifikimeve të ngritura gjatë rrugës natyrore nëpër vargun e Krrabës (Vila-Shkambi I Shën lliut). Teknika e ndërtimit të këtij fortifikimi ruan ende tipare primitive, ndërsa planimetria mbështetet në tipet e fazës protourbane ilire.

Historia

Është ndërtuar në vitin 1899 me kontributin e qytetarëve të Elbasanit. Mendohet të kenë ekzistuar edhe dy kulla sahatesh të tjera, në po të njejtin vend. Kullën e parë të sahatit e kanë ndërtuar në shek. XVII-të, ndërsa kulla e dytë ka pasur pjesën e sipërme të konstruksionit prej druri. Ky version është vizatuar nga Eduart Lear më 26 shtator 1848.

Kulla e sahatit ka një planimetri katrore 4,05 x 4,09 m, me lartësi 19,5 m dhe trashësia e mureve të saj është 1 m. Pjesa e poshtme e kullës është ndërtuar me gurë gëlqerorë deri në lartësinë 3,05 m, më pas vazhdon me tulla por ruan të gurta qoshet. Për të hyrë në kullën e sahatit shërben porta jugore, e cila ka disa simbole të gdhendura në reliev. Ngjitja për te këmbana bëhet nëpërmjet një shkalle prej druri. Këmbana mendohet të jetë e ndonjë kishe. Deri më 1912, këmbana e kullës së sahatit dëgjohej deri 5-6 km larg. Gjatë luftrave ballkanike, ushtria serbe e ndërroi këtë këmbanë me një tjetër. Historia e ndërtimit të kullës është gdhendur mbi harkun e portës jugore si dhe viti i ndërtimit të saj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu