Mandati i Olta Xhaçkës, opozita dorëzon sot padi në Gjykatën Kushtetuese pas votimit “kundër” në Kuvend

0

Ditën e sotme Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, ka njoftuar se do të dorëzojë në Gjykatën Kushtetuese, padinë për mandatin e deputetes Olta Xhaçka.

Kreu i grupit parlamentar i PD, Gazment Bardhi do të ketë edhe një komunikim me gazetarët, ku do të flasë lidhur me këtë padi.

Kujtojmë se opozita kërkon që mandatin e Olta Xhaçkës ta dërgojnë për shqyrtim në Gjykatës Kushtetuese. Këtë kërkesë me herët Kuvendi e ka rrëzuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu