Kush ishte personi që parashikoi ekzaktësisht rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit

0

Ish-kryetari i Alenacës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu mesa duket e kishte parashikuar saktë rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit.

Spahiu i ka “rënë në kokë” rezultatit të deritanishëm për partitë politike në vend ku kërkon që të gjithë ata që nuk e besuan t’i kërkojnë falje për kritikat që i bënë.

Sipas parashikimit të Spahiut PS do të merrte 74 mandate, PD 59 mandate, LSI 4 mandate dhe PSD e Tom Doshit 3 mandate, parashikim i cili deri më tani nga rezultatet e KQZ rezulton të jetë i saktë.

“Ky ishte PARASHIKIMI IM që publikova 2 ditë më parë pa u hapur kutitë e votimit: Kush është burrë të kërkoj falje për kritikat që bëri. Çfarë KOMEMENTI keni?”, shkruan Spahiu në Facebook.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu