Kuvendi i Serbisë zbukurohet me një p…. gjigant për festat e fundvitit, autori tregon domethënien

0

Një objekt i çuditshëm është vendosur në qendër të Beogradit. Objekti është rreth katër metra i lartë dhe i ndriçuar me rreth 1.500 llamba ari, ndërsa simbolika e tij është shumë më e thellë sesa duket. Duke u bazuar tek fotoja që po bën xhiron e rrjetit, duket se fqinjët tanë po e zbukurojnë sheshin e kryeqytetit të tyre me një objekt talljeje. Dekorimi i pazakontë në metropolin serb i ngjan një penisi dhe siç duket kjo gjë nuk është as e rastësishme. Arkitekti dhe artisti Andrej Josifovski, e ndërtoi këtë nga armatura dhe llambat prej ari, duke e quajtur atë “Mbaje dritën” dhe duke e vendosur përpara Kuvendit të Serbisë. Andrej e quajti “E premtja e Artë” dhe është bërë nga tela të ngjashëm me ato që shihen në dekorimet e Vitit të Ri në parqe, por në formën e një penisi të madh që ndriçon.

Më konkretisht, artisti është shprehur se:

E gjithë kjo u bë në frymën e veprimeve në shkallë të gjerë të ngritjes së monumenteve, burimeve, prerjes së pemëve, shkatërrimit të arkitekturës, ndotjes së lumenjve. Lista është e gjatë, dhe kjo është kandidatura për kryetarin e vetëm të vërtetë të këtij qyteti.

Burimi:www.srbijadanas.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu