Kuvendi shkarkon Metën, Balla: Për 5 ditë e dërgojmë në gjykatë

0

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste e quajti mbarësi të madhe votimin pro shkarkimit të presidentit Ilir Meta nga Kuvendi. Balla deklaroi për gazetarët se brenda 5 ditësh vendimi i Kuvendit do i shkojë Gjykatës Kushtetuese.

Ai u shpreh se gjykata mund të kërkojë 3-4 muaj për shqyrtimin e vendimit, duke theksuar se nëse Meta nuk e thërret parlamentin do mblidhet brenda 10 ditësh.

“Mbarësi e madhe se filloi dhe shiu. Falenderoj deputetët. Edhe ata që votuan pro dhe ata që votuan kundër. Kuvendi u shpreh përmes këtij votimi domethënës. Brenda 5 ditësh vendimi i shkon Gjykatës Kushtetuese e cila duhet të shprehet brenda 3 muajsh.

Ndoshta mund të kërkojë një muaj më shumë për shkak se kemi para muajin gusht. I shkarkuari tashmë duhet të presë vendimin e Gjykatës. Çdo vendim është I vlefshëm nëse 5 anëtarë shprehen pro.

Thirrja ime është që të gjithë politikanët të bashkohen në heshtje ndaj çdo lloj adresimi ndaj Gjykatës Kushtetuese. Puna jonë në raport me Ilir Metën mbaroi sot. Parlamentin në shtator e thërret presidenti dhe nëse nuk e bën këtë brenda 10 ditësh do të mblidhet”, tha Balla.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu