Ky është Arbër Tivari që u qëllua mbrëmë me armë zjarri

0

Ky është Arbër Tivari i cili mbrëmjen e kaluar në lagjen nr.4 në Durrës mbeti i plagosuri pas një konlfikti çasti me Alket Buçpapaj, i cili pasi qëlloi me armë zjarri u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Ndërsa ditën e sotme policia arrestoi Tivarin pasi gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën 1 armë zjarri automatik, 1 armë e ftohtë (thikë) dhe municion luftarak.

Tivari rezulton të jetë një person problematik dhe me precedentë të mëparshëm penalë, pasi ka qenë i arrestuar për një sërë veprash penale si armëmbajtja pa leje, shpërndarja e lëndëve narkotike në doza të vogla, kanosje etj. Tivari është arrestuar në 2012 dhe në 2015.

Ndërsa Ardit Buçpapaj është një person me precedent penal. Ai rezulton i dënuar me 2 vjet burg për armëmbajte pa leje, ndërkohë që mësohet se është dënuar më 20 janar të vitit të kaluar.

Ardit Buçpapaj në dokumente zyrtarisht figuron me emrin Alket Buçpapaj. Nga raportimet paraprake thuhet se shkak i konfliktit mes tyre kanë qenë pazaret e drogës ndërsa policia po punon si për zbardhjen e ngjarjes dhe për kapjen e autorit të plagosjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu