Labinot Mal, fshati me gështenja dhe me pak të ardhura

0

Labinoti Mal njihet në të gjithë vendin si një nga prodhuesit më të mëdhenj të gështenjave. Fshati malor i Elbasanit e ka përqëndruar të gjithë aktivitetin e tij pikërisht në këtë drejtim duke prodhuar mbi 300 tonë gështenja çdo vit, shumica e të cilave eksportohet drejt Italisë.

Por si gjithmonë për fermerët problem mbetet çmimi.

Ajo që bie në sy janë plantacionet e mëdha më gështenja sapo ngjitesh në këtë zonë. Një pjesë e madhe e tyre janë pemë qindra vjeçare, ndërsa tashmë që tregu është thuajse i sigurt, banorët kanë nisur të mbjellin fidanë të rinj.

Gështenjat e Labinotit Mal po gjejnë përdorim të gjerë në Itali e cila i përdor në pastiçeri dhe kryesisht në prodhimin e çokollatave. Përveç vështirësisë që ky produkt ka për sa i përket vjeljes, ai nuk kërkon kujdes të veçantë dhe për fermerët e kësaj zone siguron të ardhura të kënaqshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu