“O këlysh i rrahur, o kryepis, o Esadist i fëlliqur”, Presidenca reagon ndaj Ramës për raportin e Dick Marty-t: Mbaji shënim këto 3 porosi dhe do marrësh përgjigje sy më sy

0

 

Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi ka reaguar ndaj kryeministrit Edi Rama, i cili ngriti pyetjen përse Ilir Meta dhe Sali Berisha votuan pro raportit të Dick Martyn, i cili do ti shkaktonte dëme të mëdha Kosovës. Blushi nuk është kursyer aspak duke e cilësuar Ramën si “fyesin më të ndyrë të luftës së UÇK, kryepis si dhe këlysh të rrahur fort”, dhe e ftoi sërish në përballje publike me Metën për të marrë përgjigje sy më sy.

Presidenca e fton që të mbajë shënim tre porosi dhe i thekson Ramës që “Nuk do ketë Kim Philby që ta shpëtojë!”

Reagimi i Presidencës: Edvin Kristaq Tradhtia, armiku më i egër i kombit shqiptar, pupaci i fëlliqur i qarqeve më antishqiptare në planet, fyesi më i ndyrë i luftës së UÇK-së e gjakut të Dëshmorëve, nxitësi më i flaktë i urrejtjes ndaj Kosovës nëpërmjet veglave të UDB-së në Prishtinë e Tiranë, frikacaku që kalon Morinën me antiplumb dhe makinë të blinduar nga frika e ndëshkimit kombëtar, ka bërë sot një pyetje publike.

E ftojmë Esadistin të dalë në përballje me Presidentin Meta para të gjithë kombit shqiptar dhe për të marrë përgjigjen sy më sy.

Sa për mufkat që lëshon nga Twitter-i, as meritojnë përgjigje.

Kush të urdhëroi ty KryePis të hidhje në gjyq Kryeministrin e Kosovës?

Pse nuk ta mbajti të shkoje në gjyq o këlysh i rrahur që i vogël?

Edvin Kristaq Tradhtia dëgjoji mirë dhe mbaji shënim këto tre porosi:

1.Ju shmange gjyqit që hape në Prishtinë por drejtësisë së kombit shqiptar nuk ke për t’i shpëtuar kurrë!

2.Mos e përmend më Presidentin Ilir Meta për çështjen e Kosovës dhe çështjen kombëtare se nuk do kesh kohë as të pendohesh o Esadist i fëlliqur!

3.Nuk do ketë Kim Philby që të të shpëtojë!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu