LAJM I FUNDIT/ Aksident në aksin Librazhd-Prrenjas

0

Një aksident ka ndodhur këtë pasdite në aksin rrugor Librazhd-Përrenjas.

Sipas burimeve për Infoweb/Media, mësohet se dy automjete në fshatin Pishkash janë përplasur me njëra-tjetrën.

Paraprakisht raportohet se nuk ka dëme në njerëz apo të lënduar.

Dyshohet se ky aksident është shkaktuar për shkak të reshjeve të shiut, të cilat krijojnë pengesa dhe lagështirë në rrugë.

Policia ndodhet në vendngjarje, ku po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./Infoweb/Media

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu