LAJM I FUNDIT/ Albin Kurti merr dozën e parë të AstraZeneca-s

0

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sapo është vaksinuar kundër koronavirusit. Ai ka marrë dozën e parë të vaksinës AstraZeneca, një ditë pas mbërritjes së këtyre vaksinave në Kosovë,

Kujtojmë se në Kosovë mbërritën mbrëmë 24 mijë doza të vaksinës së AstraZeneca, si pjesë e programit Covax ku Kosova ashtu si edhe Shqipëria e shumë vende të tjera, kanë parapaguar për të siguruar vaksinat.

Kosova sipas kësaj aleance për vaksinat pritet që të marrë në total 100 800 doza të vaksinës. Kosova ishte vendi i fundit në Europë që nuk ishte furnizuar me vaksina. Ndërkohë një pjesë e personelit mjekësor u vaksinua në
Shqipëri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu