Shpërthim i fuqishëm në një fabrikë, plagosen 8 persona

0

Një shpërthim ka ndodhur paraditen e sotme në një fabrikë për prodhimin e pijeve alkoolike në afërsi të Larisas në Greqi, rrugës për në Tyrnavo.

Mediat greke bëjnë me dije se shpërthimi ndodhi në një kazan të përpunimit të pijeve, në ambientet e fabrikës.

Për pasojë janë plagosur tetë persona, të cilët po dërgohen në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ndërkohë forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu