LAJM I FUNDIT/ Reagon Balluku pas mbylljes së Aeroportit të Rinasit

0

Në një kohë kur aerporti i Rinasit ka mbyllur punën për 24 orë, për shkak të ndërprerjes së punëve të kontrollorëve, ministrja e Energjitikës Belinda Balluku, në vend që të jepte një zgjidhje, ka zgjedhur që të diskretitojë punonjësit, duke thënë se ankohen se u ka shkuar rroga nga 4 mijë dollarë në 2 mijë.

Balluku në deklaratë:

Duke u përballur me këtë lloj problematike që vinte nga pandemia, këshilli mbikqyrës i Albcontroll ka rishikuar pagat, është kompani që punon me instrumentin me shpenzimin zero.

Çfarë do të thotë kjo, Albcontroll deklaron dy herë në vit sa të ardhura i duhen gjatë vitit se sa të ardhura i duhen për të operuar, ndërkohë që bëhen dhe investime. Që në marsin e vitit të kaluar nuk ka pasur investime, dhe të ardhurat janë ulur, për shkak se kompanitë ajrore nuk kanë operuar. Paratë që vijnë nga trafiku ajror, vijnë në bazë të fluturimeve që janë kryer.

Për 2019 janë operuar me më shumë se 200 mijë avion, trafiku ka rënë me rreth 57% në 2020, ndërkohë që edhe këto muaj ka qenë i ulët. Pra kontrolloët, përpunojnë sot që flasim 43% të trafikur ajror normal, që ka qenë deri në mars të 2020. Duke pasur parasysh se shteti nuk jep para për Albcontroll, shtetet nuk kanë asnjë kontakt financiar me kontrollorët ajror, kanë pasur paga deri në 4 milionë lekë, që nuk janë shumë normale për tregun shqiptar, por duhet të saktësojmë që nuk janë paga që vendosen nga shteti shqiptar.

Disa nga punonjësit kanë qenë rreth 4 mijë e 400 dollarë në muaj, sot janë në nivelin e 2 mijë e 400 dollarëve. Për shkak të kësaj ulje ne kemi pasur një presion të vazhdueshëm nga kontrollorët, që kërkojnë kthimin e pagës në gjendjen e mëparshme. Ndërkohë që kompania është në pamundësi financiare.

Ju mund tiu duket si shaka, por këta kontrollorë thonë se stresohen se pse nuk marrin një pagë prej 4 mijë dollarësh. Ata kanë deklaruar se janë të paaftë për të operuar, për shkak se nuk kanë para për të marrë kredinë. Pra kë një konflikt në familje se pse nuk merren 4 mijë dollarë, po merren 2 mijë dollarë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu