LAJM I FUNDIT/ Shkarkohet nga detyra Fatos Tushe

0

Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga detyra kryebahskiakun e Lushnjes, Fatos Tushe. Kryebashkiaku është shkarkuar për shkelje të rënda, ndërsa një ditë më parë u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme.

Vendimi i shkarkimit është publikuar në Fletoren Zyrtare. Tushe u arrestua dje për shpërdorim detyre me akuzën e abuzimit me fondet publike. Me urdhër të SPAK gjithashtu u arrestuan edhe dhjetë punonjës të tjerë të bashkisë. Një tender me vlerë 24 milionë lekë është shkelja që çoi në operacionin masiv të Prokurorisë së Posaçme.

Kujtojmë se vetëm pak minuta pas arrestimit, kryeministri Rama deklaroi se nuk do të kishte asnjë lloj mbrojtje nga Partia Socialiste.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu