LAJM I FUNDIT/ Vrau me thikë 26-vjeçarin në Elbasan, autori rrëfen para gjykatës: “Pasi u përlesha me 19-vjeçarin Mikel Kovaçi që donte ta kishte…

0

Elbasan-Prokurori i Rrethit Gjyqësor të Elbasanit ,Ritvan Sukaj ka kërkuar caktimin e masës arrest me burg për 24 vjeçarin Ardit Hida i arrestuar mbrëmjen e 5 Nëntorit.

Këtë masë ka lënë në fuqi edhe gjyqtarja Miranda Çekrezi(Konica) .Tri ditë më parë Florenc Kovaçi në tentativë për të mbrojtur të vëllanë e tij, Mikel Kovaçin, 19-vjeç, u qëllua me thikë për vdekje nga Ardit Hida.

Autori i dyshuar i këtij krimi pak orë pas ngjarjes u kap në lagjen “Brigada e 17 Sulmuese” në qytetin e Elbasanit, ndërsa ishte bërë gati të largohej.

26-vjeçari Florenc Kovaçi dhe 19-vjeçari Mikel Kovaçi të cilët ishin viktima të incidentit të përgjakshëm ishin vëllezër nga babai dhe jetonin në lagjen “Beqir Dardha” në qytetin e Elbasanit.

Ndërkohë autorit i krimit ka rrëfyer para gjykatëses se ai ka qenë i dehur në momentin kur ka shkuar në lagjen “Beqir Dardha”.

Rrëfimi i autorit

“Pasi kam pirë edhe një birrë tjetër në një lokal në një rrugicë aty afër ku ndodheshin dy vëllezërit Kovaçi dhe një tjetër shkova te ata dhe e paralajmërova atë që të mos e ngacmonte kurrë më motrën time minorene 14-vjeçe.

Por ata reaguan duke më kërcënuar se do më bënin atë që nuk merret me mënd.Pas kësaj mu errën sytë dhe nxora biçakun që kisha me vete që e kisha marrë për vetëmbrojtje dhe nuk mbaj mënd se çfarë kam bërë.

Pasi u përlesha me 19-vjeçarin Mikel Asllani që donte ta kishte me zor time motër ndërhyri dhunshëm i vëllai që më qëlloi dhe e kam qëlluar për vetëmbrojtje.

Më pas i gjakosur jam larguar nga aty dhe nuk e di sesi kam shpëtuar kokën.Më vonë më ka kapur policia dhe ende jam ne gjendje shoku…”

Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë një sherri me thika mbrëmjen e së premtes së kaluar që agravoi në përdorimin e armëve të ftohta.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu