Lajm i mirë për të pastrehun më të famshëm të Elbasanit, Avniun

0

Ai është endacaku më i famshëm në Shqipëri. Thëniet e tij dhe analiza që i bën realitetit, befasojnë çdo njeri. E habitshme se si një njeri i tillë ka mbetur pa një strehë apo shtëpi.
Sivjet për të ka menduar Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror, Qarku Elbasan. Punonjësit e kësaj drejtorie kanë qenë të pranishme në vendin ku ai qëndron çdo ditë. Kjo drejtori i ofroi Avniut disa batanie për të kaluar këto ditë të ftohta, veshje dhe ushqim.

Postimi i Drejtorisë Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror:

Sot iu gjendëm pranë Avniut nga Elbasani, për të cilin #DRShSSh Elbasan mundësoi batanije, xhup si dhe ushqim të gatshëm. Avniu jeton i vetëm, pasi nuk ka familje, është i pastrehë, dhe pse gjendet në këto kushte ai refuzon t’i ofrohet ndihmë. Nga ana e Drejtorisë sonë, ashtu sikurse edhe nga institucione të tjera, është insistuar vazhdimisht për ta sistemuar Avniun në ndonjë qendër, ai sërish refuzon në mënyrë të përsëritur. Gjendemi pranë njerëzve në nevojë!
Por Avniu kërkon të ketë një strehë të tijën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu