Lajm i trishtë/ Ndërron jetë nga Covidi mësuesi nga Belshi

0

Mësuesi Avni Dragoiti, i cili jepte mësim në shkollën e fshatit Dragot në Belsh, nuk mundur dot ta fitoj betejën me virusin Covid-19, duke ndërruar jetë ditën e sotme.

Lajmin e hidhur e bën me dije faqja zyrtare në facebook e shkollës ku ai jepte mësim.

‘Me hidhërim të thellë ju njoftojmë se sot ka humbur betejën me COVID – 19 një nga mësuesit më të nderuar të shkollës sonë Avni Dragoti. Shprehim ngushëllimet dhe respektin për këtë mësues të vyer e me përvojë dhjetëra vjeçare në arsimimin e shumë brezave. Ndajmë këtë dhimbje me familjarët e tij,nxënësit dhe kolegët’, njofton drejtoria e shkollës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu