Lajm tragjik! Furgoni del nga rruga dhe përfundon në kanal! 5 të vdekur në “Qafën e Muzinës” në Gjirokastër

0

Pesë persona humbën jetën në një aksident në rëndë pasditen e sotme në aksin Sarandë-Gjirokastër. Një furgon doli nga rruga dhe përfundoi në humnerë në Qafë-Muzinë.

Brenda në mjet ndodheshin shoferi dhe katër pasagjerë, të cilët fatkeqësisht humbën jetën të gjithë. Mësohet se viktimat janë dy gra dhe tre burra.

Sakaq, shërbimet zjarrfikëse mbërritën në vendngjarje për të nxjerrë trupat nga mjeti i aksidentuar. Nga pamjet e siguruara nga abcnews.al shihen forcat zjarrfikëse duke nxjerrë viktimat, ndërsa terreni është tepër i vështirë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu