Lajmi i fundit/ Humbin jetën nga koronavirusi dy burra në Elbasan

0

Dy persona kanë ndërruar jetë nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit në Elbasan.

Bëhet fjalë për një 85 vjeçar me banim në lagjen “Beqir Dardha” dhe një 60-vjeçar, i cili jeton në lagjen “Dyli Haxhire”.

Me dy jetët e humbura sot, numri i viktimave nga koronavirusi në Elbasan shkon në 63 që prej fillimit të pandemisë.

Ndërkohë të prekur nga Covid-19 janë rreth 50 arsimtarë. Të prekur ka në të gjitha institucionet si Policia, Bashkia, Prefektura, Shëndetësia, Gjykata, Prokuroria, drejtori të ndryshme etj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu