Librazhd/ Del pozitiv me coronavirus edhe babai i 34 vjeçares që humbi jetën dy ditë më parë

0

Babai i 34-vjeçares nga Librazhdi e cila humbi jetën dy ditë më parë në Spitalin Infektiv, e prekur nga koronavirusi ka rezultuar gjithashtu pozitiv.

Pavarësisht përgjigjes pozitive, ai nuk ka shfaqur simptoma.

Tamponi u është marrë të gjithë familjarëve të viktimës pritet që testit t’i nënshtrohen edhe personat që kanë qenë në varrimin e të resë.

34-vjeçarja është viktima më e re e shënuar në vendin tonë e cila kishte disa sëmundje bashkëshoqëruese.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu