Librazhd/Inagurohet Qendra Komunitare Multifunksionale,ku do të trajtohen fëmijë dhe të rinj me aftësi ndryshe

0
Screenshot

U inagurua në Librazhd qendra multifunksionale falë bashkëpunimit mes Bashkisë Librazhd, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe me mbështetjen e World Vision.Qendra do të ofrojë shërbime psiko-sociale dhe mjekësore, si dhe shërbim të integruar lëvizës, duke mbështetur komunitetin në mënyra të ndryshme.Në Qendrën Komunitare Multifunksionale në Librazhd, do të trajtohen fëmijë dhe të rinj me aftësi të kufizuara, të cilët do të mbështeten me shërbime fizioterapie dhe logopedie, si dhe prindërit/kujdestarët e tyre me aktivitete zhvillimore për fëmijët e tyre.Teksa vlerësoi shërbimet që do të ofrohen në qendër ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu tha se ndjehej krenare që, falë bashkëpunimit me pushtetin vendor, kanë arritur të shtrijnë mbi 70 shërbime të reja sociale të integruara në 61 bashkitë e vendit.

Ndërkohë kryebashkiaku i Librazhdit Maringlen Disha tha se në vëmendje të institucionit që ai drejton janë fëmijë e të rinj me aftësi ndryshe për ti mbështetur ata dhe prindërit e tyre në sfidat jetësore.

Aktualisht disa projekte ndodhen në proces dhe të tjerë do nisin së shpejti./InfowebMedia

Screenshot
Screenshot
Screenshot
Screenshot

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu