Liderët e politikës shqiptare , urojnë besimtarët Muajin e Shenjtë të Ramazanit

0

Këtë të martë, 13 Prill ka nisur Muaji i Shenjtë i Ramazanit, gjatë këtij muaji besimtarët myslimanë agjërojnë në emër të Zotit dhe në shenjë falënderimi ndaj tij.

Në këtë ditë të rëndësishme për besimtarët myslimanë nuk kanë munguar as mesazhet e urimit nga liderët e politikës shqiptare.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka uruar besimtarët mbrëmjen e djeshme: Të dashur miq të besimit islam që nesër nisni agjërimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, nga zemra ju uroj agjërim të lehtë dhe të pranuar!

Ndërkohë mëngjesin e sotëm kanë uruar dhe kryeministri, presidenti, kryetari i Kuvendit dhe liderja e Lëvizjes Socialiste për Integrim:

Edi Rama: Agjërim të lehtë për të gjithë besimtarët myslimanë në muajin e bekuar të Ramazanit

Ilir Meta: Të dashur motra dhe vëllezër të besimit Islam, Gëzuar Muajin e bekuar të Ramazanit! I bashkohem urimit për agjërim të lehtë e të pranuar dhe lutjeve të çdo besimtari, që Zoti t’i falë mëshirën e Tij, t’ia shpërblejë sakrificën e shumëfishtë dhe të lehtësojë dhembjen e çdokujt, veçanërisht në këtë periudhë sprovash të mëdha, me të cilat përballen të gjithë shqiptarët. Me lutjet dhe përkushtimet tona, me shpirt dhe zemër, duke u shërbyer me përulësi, të jemi më pranë të sëmurëve, të pamundurve, të moshuarve dhe çdo shqiptari në nevojë për të rizgjuar shpresën për ditët më të mira, që po afrojnë dhe që patjetër do të vijnë për Shqipërinë! NGA MOT GËZUAR MUAJIN E MADHËRISHËM TË RAMAZANIT!

Monika Kryemadhi: Agjërim të lehtë e të pranuar për të gjithë ju, të dashur motra e vëllezër besimtarë myslimanë. Muaji i Shenjtë i Ramazanit që nisi sot, është muaj i faljes dhe mirëkuptimit, i cili afron njerëzit më shumë me krijuesin, lartëson vlerat më të mira dhe rrit forcën e çdonjërit për përballimin me sukses të sfidave që përballemi në familje, në shoqëri dhe në Shqipëri. Paqja dhe mirësia qoftë në zemrat dhe shtëpitë e çdo shqiptari!

Gramoz Ruçi: Sot besimtarët myslimanë nisin kremtimin e muajit të bukur e të bekuar të Ramazanit. U uroj të gjithëve agjërim të lehtë dhe lumturi në familje. Edhe pse me vështirësitë dhe kufizimet që na ka imponuar pandemia, ky muaj na shtoftë besimin, dashurinë dhe shpresën se festimet për gëzimet e jetës do të kthehen shumë shpejt!

#infowebtv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu