Lind foshnjen dhe shtrohet në urgjencë e infektuar me koronavirus

0

Një nënë e re e infektuar me koronavirus është shtruar me urgjencë në spitalin Shefqet Ndroqi, pasi gjendja e saj u përkeqësua.

Burimet bëjnë me dije se bëhet fjalë për një 28 vjeçare të quajtur Egla, e cila sapo kishte lindur foshnjen e saj dhe që është në gjendje të rëndë e shtruar tashmë në reaminacionin e spitalit Shefqet Ndroqi.

Fëmija vijon të jetë në maternitet, nën kujdesin e bluzave të bardha. Mundësia që COVID-i të transmetohet nga nëna te fëmija në bark janë rreth 2-5%, por nuk dihet nëse në këtë rast fëmija është i infektuar apo jo.

Gjithsesi, edhe në rast se një fëmijë i vogël infektohet, sipas studimeve ai kalon një formë të lehtë të sëmundjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu