LSI bën denoncimin e fortë: Policia e Shtetit po ndalon…

0

LSI Shkodër:

Jemi sot ne kete deklarate per denuar me force dhe per denoncuar veprimet antiligjore te policise se shtetit, e cila po kryen ndalime te aktivisteve dhe simpatizanteve te lsi. Kontrolle dhe presione ne rruge e forma nga me te shemtuarat dhe jo ligjore qe kane nje qellim te vetem, te frikesojne dhe intimidojne strukturat tona.

I bej thirrje policise shkoder dhe drejtuesve te saj ne te gjitha bashkite e qarkut te ndalin kete aksion te paprecedent sepse do te pergjigjen perpara ligjit. Askush nuk e frikeson dhe ndal lsi perballe fitores se madhe te 25 prillit, ku edhe keta struktura qe abuzojne me uniformen e shtetit do te largohen bashke me kete qeveri, e do te perballen me pasojat e parashikuara ne ligj.

Sot do te duhej te ishte heshtje zgjedhore dhe gjithcka te shkonte e qete ne funksion te 25 prillit, por provokatoret dhe te frikesuarit nga humbja po levizin edhe guret e fundit duke abuzuar me pushtetin me qellim qe ta ndalin kete.

Asgje nuk i shpeton, fitorja e lsi dhe opozites tashme eshte shume prane, pak ore na ndajne nga vershimi i qytetareve drejt kutive te votimit per ndryshimin.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu