LSI provokon Edi Ramën,dhjetëra makina në lagjen e kryeministrit

0

Ditën e sotme, dhjetëra makina me mbështetës të LSI-së, me flamuj e brohorima, burie që buçisnin janë nisur drejt Surrelit, aty ku banon kryeministri Edi Rama.

Sot është mitingu i fundit i LSI në Tiranë, në përmbyllje të fushatës së 25 prillit, teksa po mbahet në të njejtën kohë me mitingun e PS që po zhvillohet tek “Sheshi Skëndërbej”.

Mbështetësit e LSI u nisën nga Fieri me shumë makina, dhe mesa duket ka pasur një skenar që para se të mbërrijnë në “Sheshin Nënë Tereza” të kalonin në Surrel, në zonën ku qendron kundërshtari i tyre politik, Edi Rama.

Mësohet se nuk ka pasur asnjë incident të ndodhur, përveç bllokimit të rrugës kryesore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu