Luigi Soreca takim virtual me përfaqësues të PE

0

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca ka postuar në tëitter për takimin e mbajtur me disa prej përfaqësuesve të parlamentit Europian për të bërë një përmbledhje në lidhje me rezultatet paraprake të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 25 Prill.

Gjatë takimit ka qenë e pranishme edhe Ursula Gacek.

Një pjesë e diskutimit ka pasur të bëjë me deklaratën e përfaqësuesve të OSBE-ODIHR përsa i përket reformës zgjedhore.

Soreca shtoi se parlamenti i ri shqiptar dhe qeveria do të vazhdojnë të ecin në rrugën e reformave për të realizuar anëtarësimin në BE duke pasur dialog politik bashkëpunimi me opozitën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu