U bë deputet me formulën e re të Kodit Zgjedhor edhe pse ishte jashtë listës fituese, surprizon Luçiano Boçi: Ishte një mish-mash

0

Kandidati i PD-së Luçiano Boçi, që ishte jashtë listës fituese por që u bë deputet pasi theu herësin sipas formulës së re të Kodit Zgjedhor,  ka treguar për strategjinë që ndoqi për të qenë fitues dhe në është apo jo në favor të këtij sistemi zgjedhor.

I pyetur se ku e bazoi strategjinë e fushatës për të qenë fitues ai u shpreh se strategjia ka qenë ajo e PD duke e pasuruar me elementët specifikë të qarkut të Elbasanit, me një program të veçantë për çdo bashki. Në takimet që ka zhvilluar derë më derë. Tek të rinjtë, puna e stafit etj. Por sipas tij merita i përket qytetarit që mbështeti PD.

Boçi tregoi se bëri një fushatë mikse, në grup dhe individuale për të arritur rezultatin.

I pyetur nëse është pro apo kundër sistemit të ri zgjedhor, ai u shpreh se ky sistem ishte pa produkt, që nuk pasqyron vullnetin e sovranit dhe që duhet zhdukur. Ai e konsideroi atë një konglomerat që favorizon vetëm “mashtruesin” e votës, siç e cilësoi ai, Edi Ramën.

Boçi tha se beteja e PD vazhdon.

Luçiano Boçi grumbulloi mbi 11 mijë vota. infowebtv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu