Lulzim Basha: Entuziazmi juaj, është një flakë, një vatër zjarri e shpresës

0

“Vëllezër dhe motra, qëndrestarë, demokratë e qytetarë, ora e fitores po afron , ora e ndryshimit po afron, dita po vjen për t’a larguar me votën e Kavajës dhe Shqipëqrisë së Bashkuar njeriun që 8 vite e varfëroi shqipërinë.

E ka kuptuar, frika i ka hyrë në palcë, paniku i humbjes e ka pushtuar, sepse din shumë mirë se më 25 prill, Shqipëria fiton dhe Edi Rama humb.

Kavaja ja ka dhënë gjithmonë tonin demokracisë, ishte Kavaja që u ngrit e para, është Kavaja që e ndezi fitoren tonë.

Është Kavaja që do ti prijë fitores së gjithë Shqipërisë.

Entuziazmi juaj, është një flakë, një vatër zjarri e shpresës as shiu i bekuar që është bereqeti i fitore tonë më 25 prill. Që nuk e ka mbyll dot as sulmi burracak i Edi Ramës dje, përkundrazi jemi më të fortë se kurrë, më të bashkuar se kurrë për t’u dhënë shqiptarëve fitoren më të madhe në 30 vite. Për ti hapur rrugën ndryshimin që e shoh në sytë e nënave dhe baballarëve dhe të rinjve.

Në e dimë fare mirë se një njeri i vetëm i cili për 8 vite më rradhë i cili nuk diti të bëjë gjë tjetër vecse të shkaktojë dëme në Shqipërinë tonë.

Të gjithë e dinë se vota për ndryshim vota për PD është vota që do hapë rrugën për ndryshim, të realizojë ëndrrat e atyre që nisën rrugëtimin për demokraci të cilën ne do ta bëjmë realitet duke u nisur nga dita e votimeve më 25 Prill.”

Keywords: infowebtv, lulzim basha, 25 prill

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu