Lulzim Basha nisi turin e takimeve pas zgjedhjeve, reagon Spiropali

0

 

Ministrja ende në detyrë për marrëdhëniet me parlamentin Elisa Spiropali, thotë se zgjedhjet e parakohshme kanë mundësi të ndodhin aq sa dhe tërmeti i parakohshëm. Në një postim në rrjetet sociale, ajo thotë se Lulzim Bashën e gënjen mendja për zgjedhje të parakohshme, pasi ato nuk kanë asnjë shans real që të ndodhin.

“Sa është i mundur tërmeti i parakohshëm ose breshëri i parakohshëm, po aq janë të mundshme edhe zgjedhjet e parakohshme për të cilat e rren menia Luli Humbësin e prapakohshëm të ëndrrave të parakohshme”, shkruan Spiropali në rrjetet sociale.

Dy javë pas zgjedhjeve të 25 Prillit, kreu i PD-së Lulzim Basha ka nisur sot një tur takimesh me qytetarët në vende të ndryshme, për ti falenderuar ata për mbështjen që i dhanë partisë së tij, si dhe për t’iu thënë se beteja do të vazhdojë, pavarësisht se Rama duket se e ka çimentuar mandatin e tij të tretë qeverisës.

Rama nga ana tjetër e ka ftuar Bashën në një bashkëpunim, pa LSI-në, ftesë e cila derimë tani është mohuar nga kryedemokrati, i cili është vënë në vorbull akuzash nga brenda partisë, për të dhënë dorëheqjen nga drejtimi i kësaj force politike.

Por sipas Bashës zgjedhjet u manipuluan, dhe detyra e PD-së është që të denoncojë të gjithë formën e përdorur nga qeveria në pushtet për manipulimin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu