Manjani: Luli duhet të ikë se është i marrë peng, s’të merr kush nëse nuk ke borxhe

0

Përmes një komenti në Facebook, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani shkruan se Basha duhet të ikë, pikërisht sepse nuk kishte s’kishte rrugë tjetër, veç përjashtimit të Berishës.

Sipas Manjanit, udhëheqësi që s’i lë vetes alternativa për të marrë vendime quhet i marrë peng, duke theksuar se lojërat me pengje luhen këtu midis nesh, jo nga SHBA.

Manjani: Të gjithë ata që justifikojnë Lulin duke thënë se “S’kishte rrugë tjetër, veç përjashtimit të Berishës”, u them se pikërisht kjo është arsyeja dhe prova fatale që tregon se ai duhet të ikë. Udhëheqësi që s’i lë vetes alternativa për të marrë vendime quhet i marrë peng! Artikuluesit mund ta marrin në mbrojtje Lulin, por ata vetë po na thonë se është i marrë peng. Dhe askush të mos mendojë se Amerika ka lënë çdo punë e ka marrë peng Lulin se është budallallëk. Lojërat me pengje luhen këtu midis nesh. Sa për dijeni, askush nuk të merr peng nëse nuk i ke borxh kujt.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu