Mbaheshin në vëzhgim prej 3 muajsh/ Shpërbëhet “foleja” e trafikantëve, arrestime dhe kontrolle në Korçë

0

KORÇË- Operacioni antidrogë i koduar “Tempulli”, me fazën e dytë të tij vijon punën në shkalllë vendi.

Në Korçë janë kryer një sërë arrestimesh dhe dhjetëra të shoqëruar nga një aksion i nisur prej të dielës dhe është finalizuar këtë të hënë.

Në këtë operacion janë arrestuar mbi 10 persona, ndërsa janë shoqëruar shumë të tjerë.

Ka qenë një hetim pro aktiv 3 mujor i Prokurorisë së Korçës në bashkëpunim me Policinë, që ka rezultuar me lëshimin e urdhër-arresteve për 10 personat, si edhe shoqërime të personave të tjerë që mund të procedohen në gjendje të lirë.

Nga hetimet e prokurorisë janë zbuluar prova që faktojnë se këta persona janë të përfshirë në aktivitetin e “prodhimit dhe shitjes të narkotikëve”.

Mësohet se gjatë natës janë ushtruar kontrolle në mjete, banesa dhe lokale të qytetit të Korçës por edhe të Maliqit.

Pritet komunikata zyrtare e policisë lidhur me këtë operacion për të identifikuar edhe personat e arrestuar.

Në shkallë vendi janë lëshuar mbi 200 urdhër arresti, për persona të përfshirë në aktivitet të paligjshme, kryesisht në shpërndarjen e lëndëve narkotike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu