Operacioni antidrogë/ Kapen 20 të rinj në Elbasan

0

Operacioni antidrogë i koduar “Tempulli”, me fazën e dytë të tij vijon punën në shkalllë vendi.

Mbi 20 persona janë arrestuar në Elbasan, në kuadër të megaoperacioni antidrogë që është zhvilluar gjatë natës në të gjithë vendin.

Mësohet se të arrestuarit janë kryesisht të rinj nga 20 deri në 30 vjeç, të cilët dyshohet se shpërndanin lëndë narkotike në shkollat e qytetit.

Nga hetimet e prokurorisë janë zbuluar prova që faktojnë se këta persona janë të përfshirë në aktivitetin e “prodhimit dhe shitjes të narkotikëve”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu