Mbante ngarkesën jashtë xhamit të makinës, policia e Elbasanit i bën “gjëmën” shoferit në Elbasan

0

Pamjet e fiksuara në unazën e qytetit të Elbasanit në aksin nacional Elbasan-Librazhd janë dëshmi e papërgjegjshmërisë njerëzore. Në pamundësi të fiksimit të ngarkesës në mjet ky qytetar e mban rrjetën jashtë xhamit, duke rrezikur jo vetëm jetën e tij, por dhe qytetarëve të tjerë. Pasi policia e Elbasanit është njohur me pamjet në fjalë ka identifikuar mjetin dhe drejtuesin e tij duke marrë masa imediate. Nëpërmjet një njoftimi zyrtar policia e Elbasanit bën me dije se ndaj shtetasit B. S. është vendosur masa administrative 12 000 lekë të rinj, bazuar në pikën 9 të nenit 167, pikën 8 të nenit 162 dhe në pikën 8 të nenit 170, të Kodit Rrugor.Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan fton qytetarët të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, dhe i garanton ata se do të reagojë menjëherë dhe konform ligjit.

Përballë pamjeve të tilla të pazakonta qytetarët pranojnë papërgjegjshmërinë qytetare ndaj kërkojnë masa më drastike për shkelësit e ligjit.

Edhe më herët policia ka ndëshkuar drejtues mjetesh në Elbasan që kanë shkelur rregullat pas videove të njohura në rrjetet sociale apo në media.

Infoweb Media!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu