Kanë mbërritur në Gjykatën e Durrësit, Klajdi Xibraku dhe Erion Peti, të cilët do të njihen me masën e sigurisë, pas arrestimit të tyre ditën e shtunë, si të dyshuar për trafikun e kokainës përmes bananeve. Të shtunën në Durrës, në bananet e firmës ku ishin administrator Xibraku dhe Peti u kap një sasi prej 141 kilogramë kokaine, e një cilësie shumë të lartë.
Seanca ndaj tyre po zhvillohet nën masa të rrepta sigurie.
#infowebtv