Mbërrijnë në Rinas 10 mijë doza vaksine ruse Sputnik V

0

Shqipëria ka marrë partinë e parë të vaksinës ruse Sputnik.

Dërgesa prej 10 mijë dozash është pritur në aeroportin ‘Nën Tereza” nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe ai i Ndërtimit Arben Ahmetaj. Sipas 2 të emëruarve nga kreu i shtetit për të negociuar me shtetet e tjera për sigurimin e vaksinës anticovid, kjo sasi është dhuratë nga Princi i Kurorës së Emirateve të Bashkuara, Muhammed Bin Zayed.

Ndërkohë vetë kryeministri Rama ka lajmëruar në Facebookun e tij se kjo dërgesë do të pasohet dhe nga shumë të tjera të cilat do të bëjnë që të shohim dritën në fund të tunelit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu