Mbledhja e KAS/ LSI mbështet kërkesën e PD-së: U tjetërsua vullneti i qytetarëve, kërkojmë që…

0

 

Pasi përfaqësuesi i partisë Demokratike, ngriti shqetësimet se i gjithë apartati i administratës publike dhe persona me precedentë të mëparshëm kriminalë ishin përdorur në fushatën e partisë Socialiste dhe kërkoi që zgjedhjet në qarkun e Durrësit të shpallen të pavlefshme, LSI e ka mbështetur këtë kërkesë.

Pak çaste më herët, në mbledhjen e KAS, përfaqësuesi i PD-së kërkoi që zgjedhjet nëPS qarkun e Durrësit të shpalleshin të pavlefshme, për arsyen se sipas tyre është tjetërsuar vullneti i qytetarëve gjatë fushatës zgjedhore janë përfshirë persona me precedentë kriminalë dhe nënpunës të administratës publike vendore.
Këtë kërkesë e ka mbështetur edhe përfaqësuesi i LSI-së që ka patur të njëjtat shqetësime të ngritura edhe nga partia Demokratike.

“Ndajmë shqetësimet që u ngritën nga partia Demokratike. Është tjetërsuar vullneti i qytetarëve”- tha përfaqësuesi i LSI-së.

Vijon …

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu